Muzeu Etnologjik

Projekti për “virtualizimin” e pamjeve të Muzeut Entnologjik EMIN GJIKU në Prishtinë u mbështet nga ChWB Kosova përmes platformës Heritage Space. Përveç pamjeve 360°, vizitorët virtual kanë qasje në informata bazike për planimetrinë, funksionin e kthinave të muzeut dhe disa eksponate të zgjedhura. Shetitja përcillet me tingujt e “Haptic Space” nga Anyla Berisha dhe Visar Kuçi, projekt tjeter ky i mbështetur përmes platformës Heritage Space.

Shijoni këtë shetitje virtuale dhe binduni se ia vlen edhe shetitja reale!